Talenti Kayky do të jetë pjesë e Manchester Cityt që nga sezoni i ardhshëm.
Manchester City ka bërë zyrtar lajmin për trasnferimin e brazilianit të talentuar, Kayky i cili angazhohet tek skuadra Fluminese.
City bëri të ditur se Kayky do të mbetet në Fluminese deri në fund të sezonit si formë huazimi.
17 vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij në ligën braziliane, ku ka zgjuar interesin e klubeve më të mëdha evropiane.
Kayky këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.