Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit në Bundesliga, është e ditur se Skuadra e Schalke 04 zyrtarisht ka rënë nga Bundesliga.
Pas humbjes nga Arminia Bielfeld, tifozët e klubit gjerman kërcënuan lojtarët pas ndeshjes.
Duke e parë këtë presion dhe kërcënime që po iu bëhen lojtarëve, këta të fundit po e mendojnë edhe mundësinë që mos t’i luajnë këto ndeshjet e mbetura.
Për këtë ka folur edhe Drejtori Sportiv, Peter Knabel i cili në këtë rast i kupton të gjithë lojtarët, përfshir edhe Shkodran Mustafin.
“Nëse dikush nuk dëshiron të luajë në këto katër ndeshjet e fundit është i lirë. Edhe ata që nuk dëshirojnë të qëndrojnë me ne pas përfundimit të sezonit, janë të lirë”, ka thënë Knabel.
Bundesliga është futur në karantinë 10 ditore dhe ndeshjet e kësaj jave janë pezulluar.