“Në trupin tim janë të gjitha fazat e karrierës sime. Tani më pret ajo më e madhja”!
Kevin-Prince Boateng nga fusha e Monza-s në televizor me një rol të qartë: komentues televiziv për një emision gjerman gjatë Europianit.
Lajmin e ka dhënë programi sportiv Sportschau, që është pjesë e televizionit publik ARD. Bashkë me ish-yllin e Milan-it do të jetë edhe legjenda e kombëtares gjermane, Schweinsteiger.
“Në trupin tim janë të gjitha fazat e karrierës sime, por tani më pret ajo më e madhja”, thotë Boateng që lajmëron aventurën e tij të re.