Formimi i Superligës Evropiane shkaktoi “tërmet” në botën e futbollit.
Edhe pse UEFA dhe FIFA e fituan “luftën” ndaj organizatorëve të Superligës, duke arritur t’i largojnë shumicën e skuadrave, megjithatë disa futbollistë nuk janë të kënaqur me UEFA-n.
Lojtari i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka reaguar në lidhje me formatin e ri të Ligës së Kampionëve.
“Me gjithë gjërat e Superligës në vazhdim…a mund të flasim gjithashtu për formatin e ri të Ligës së Kampionëve? Gjithnjë e më shumë ndeshje, a nuk mendon askush për ne lojtarët? Formati më i ri i Ligës së Kampionëve është pak më i keq nga dy të këqijat, në krahasim me Superligën”, shkruan Gundogan në Twitter.
Tutje ai vazhdon: “Formati i tanishëm i Ligës së Kampionëve funksionon shkëlqyeshëm dhe kjo është arsyeja pse është gara më e njohur për klube në botë – për ne lojtarët dhe tifozët".