Uells ndryshon trajnerin vetëm pak muaj para Europianit.
Drejtuesit e Federatës Uellsiane të futbollit kanë shkarkuar Ryan Giggs, duke e zëvendësuar me Robert Page.
Arsyet nuk janë sportive dhe nuk kanë të bëjnë me punën e ish-futbollistit të Manchester United. Në shënimin e saj, Federata e Uellsit shkruhet se vendimi për pezullimin e Giggs lidhet me ngjarjet në jetën e tij private. 47-vjeçar është I akuzuar për sulm ndaj dy grave në shtëpinë e tij nëntorin e kaluar. Njëra ishte e dashura e tij.
“Federata Uellsiane e Futbollit ka marrë vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për të vazhduar me padinë kundër Ryan Giggs, trajner i ekipit kombëtar. Pas këtij vendimi FAW mund të konfirmojë që Robert Page do të marrë përsipër rolin e trajnerit të ekipit kombëtar, Ndihmës i tij gjatë “Euro 2020”, këtë verë, do të jetë Albert Stuivenberg “.
Giggs e mori drejtimin e Uellsit në janar 2018, duke arritur kualifikimin në Kampionatin Europian.