Tifozët nuk durojnë më, dalin në protestë dhe kërkojnë largimin e…
Arsenali në vitet e fundit nuk po shfaq një formë shumë të mirë, teksa nuk kualifikohen në Ligën e Kampioneve, por këtë sezon duken larg edhe zonës së Europa Ligës.
Kjo i ka irrituar së tepërmi tifozët e “Topçinjve”, të cilët së fundmi kanë nisur një protestë kundër numrit 1 të klubit londinez.
Pas marrëveshjes që Arsenali të marrë pjesë në Super Ligën Europiane, e cila së fundmi është shkatërruar, tifozët nuk kanë duruar më dhe menjëherë kanë dalë në protestë aty ku kërkojnë largimin e presidentit Stan Kronkes.
Në një numër të madh, tifozët kanë zbarkuar në rrugët e Londrës dhe në zyrat e klubit të Arsenalit, kanë kërkuar që të largohet presidenti.