Federata Shqiptare e Futbollit duket se e ka mendjen tjetërkund momentalisht, por prej disa ditësh, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, gjendet në Shqipëri nga ku po ndjek në qytete të ndryshme aktivitetin e ekipeve rajonale.
Pak ditë më parë ndoqi grup-moshat U-13 dhe 15-vjeçare në Shkodër, ndërsa prej dy ditësh në Tiranë ka vëzhguar grup-moshat U-17 dhe U-19. Në fakt këto seleksionime janë trajtuar me pompozitet dhe deri këtu OK, por ka diçka që nuk shkon dhe kjo duket aspak profesionalem ndryshe nga sa reklamohet sikur po bëhet “nanmi”…
Për habi të opinionit publik, FSHF fsheh lisat e të rinjve që janë testuar në ekipet kombëtare dhe ky seleksionim vjen në një moment mjaft delikat që ndodhet vendi ynë, shkruan Vipsport.
Ndaj edhe në këtë “mjegull” duket se edhe qokat kanë dominuar në listat e seleksionerëve kuqezi, që duket se edhe listat i marrin të rekomanduara, sepse futboll nuk luhet vetëm në Shkodër, e Tiranë apo Durrës, porn ë të gjithë Shqipërinë...