Arsenali si vendas mbetet duarthatë në përballje me Evertonin, duke pësuar humbje me rezultat 1:0.
Në minutën e 76-të, Leno shënoi autogol dhe i mjaftoi Evertonit që të shkëpus tre pikë nga stadiumi “Emirates”.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit standard por me ‘Topçinjtë’ nuk i shkoi ndoresh me Evertonin.
Evertoni renditet në vend të tetë me 52 pikë dhe Arsenali është një pozitë më poshtë me 46 sosh pas 33 jave në Premier League.
Trajneri Carlo Ancelotti, padyshim se është i lumtur për tre pikë që fituan në 'Emirates'.