Ish-drejtuesi i Milan-it, Massimiliano Mirabelli, ka folur për Superligën e Europës, një ide e dështuar që në lindje.
“Besoj se çdo kompeticion duhet të bazohet te merita. Por askush nuk duhet ta drejtojë gishtin kundër Angelli-t dhe të tjerët, jam më i shqetësuar për futbollin sot se kur lindir Superliga”, ka thënë Mirabelli për tuttomercatoëeb.
“Është dhënë një britmë e madhe alarmi nga ana e klubeve të ndryshëm. Dhe nënvlerësimi i këtij alarmi do të ishte me të vërtetë i dëmshëm. Ideja se mund të largohen Agnelli dhe Marotta është e rëndë”.
“Agnelli, Florentino Perez dhe të gjitha subjektet e përfshira nuk janë çmendur papritur. Duhet një tavolinë për të gjetur një marrëveshje. Nëse mendojmë t;i ndajmë njerëzit është vdekja e futbollit. Shpresoj që subjeketet e interesuar të gjejnë një marrëveshje”, ka përfunduar Mirabelli.