Tammy Abraham ishte sulmuesi kryesor i Chelseat derisa në krye të skuadrës ishte trajneri Frank Lampard.
Por me largimin e trajnerit anglez gjëra kanë ndryshuar për të keq për sulmuesin shtatlartë.
Ardhja e trajnerit gjerman Thomas Tuchel nuk i ka pëlqyer fare Abrahamit, i cili tanimë nuk po ka hapësira të shumta në formacion.
Tuchel nuk e pëlqen lojtarin dhe në Angli është raportuar se Chelsea e ka nxjerr në shitje atë.
23-vjeçari është duke u kërkuar nga Leicester City dhe West Ham United, derisa Chelsea synon të përfitojë 40 milionë euro nga shitja e tij.
Abraham këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me ‘The Blues’, ku ka shënuar 12 gola dhe ka gjashtë asistime.
Që nga ardhja e trajnerit gjerman Thomas Tuchel, Abraham ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje ku ka shënuar katër gola dhe që të gjithë në kuadër të FA Cup.