Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll.
Arbëria e pret Besën për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 30’të në Superligë.
Klubi nga Dobraja sot e ka mundësin të tregojë vetën dhe me një fitore eventuale të shpresojë për mbijetesë në elitën e futbollit.
Ndeshja e dytë është mes Drenicës dhe Feronikelit që të dyja skuadrat luftojnë për tre pikë pas po luftojnë që të mos i afrohen vijës së kuqe.
Nikli aktualisht ka 34 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë, kurse Drenica në vendin e tetë me 33 pikë.