Giuffredi: Hysaj lojtar i klasit të parë

Futboll

Giuffredi: Hysaj lojtar i klasit të parë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:10
Giuffredi: Hysaj lojtar i klasit të parë

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi, duke e cilësuar si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje.

“Hysaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për napolin në fitoren ndaj Lazios. Ai rikuperim fantastik i topit ndaj Lazzarit dhe më pas nisja e aksionit të golit bënë që vendasit të hidhnin bazat e fitores së ndeshjes”, deklaroi Giuffredi.

Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim janë ndërprerë, ndërsa Giuffredi flet me superlativa për mbrojtësin shkodran dhe pranon se po negocion me 4-5 skuadra të një niveli të lartë.

“Është një lojtar i dorës së parë dhe meriton të luajë në një klub të dorës së parë. Jemi në negociata me 4-5 klube, tre prej të cilave italiane, megjithatë vetëm në fund të sezonit do të mund të zbulohet e ardhmja e tij”, deklaroi menaxheri italian.

Elseid Hysaj po mbyll sezonin e tij të 6 me fanellën e Napolit, ku u transferua verën e 2015-ës bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Empoli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka luajtur 219 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat