Legjenda e Kosovës, Fadil Muriqi, nuk i harron kohërat më të mira, vitet e 80-ta, kur me klubin e Prishtinës ishin për pesë vite rresht në elitën e futbollit ish jugosllav.
Ai ishte tandem me të ndjerin Fadil Vokrri, në vitet e 80-ta, kudo që shkonin shkaktoni drithërima.
Muriqi tash e sa vite jeton e vepron në Australi. Ai sot ka postuar një fotografi emocionuese, ku është në mesin e pesë lojtarëve të gjeneratës së artë të Prishtinës, që asnjëri nuk është në këtë botë.
Në këmbë nga e majta Faton Domi (humbi jetën tragjikisht në vitin 1987), Favzi Rama (humbi jetën tragjikisht në vitin 1987), Fadil Muriqi dhe Petre Gruevski (ndërroi jetë në vitin 2006). Ulur nga e majta Fadil Vokrri (ndërroi jetë në vitin 2018) e Shefqet Sinani Ndërroi jetë në vitin 2020).
“Jeni te paharrueshëm bashkëlojtarët e mi të gjeneratës së artë”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook.