Klubi i futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, emri më i urryer në Ballkan e më gjerë, si gjithmonë ka prodhuar faqezi dhe me mendësi të ulët, që në shpirt e kanë idiotizmin.
Ish futbollist i saj, Dushan Saviq, një faqezi, ka deklaruar se UEFA e meriton këtë tollovi sepse e ka pranuar Kosovën në shtëpinë e saj.
Faqeziut i ka shkuar mendja të Kosova dhe ende po i djeg pranimi i saj në UEFA e FIFA, por po harron se Kosova është shtet dhe i pranuar ndërkombëtarisht.
“Ai preku temën që shkaktoi shqetësimin tektonik, konfliktin midis UEFA-s dhe klubeve të mëdha për krijimin e Superligës Evropiane”, shkruan media serbe “Kurir”.
"UEFA e meritoi këtë, kur Kosova u bë anëtare, Paragrafi 4 i statutit thotë se anëtarët mund të jenë vetëm shtetet e njohura në OKB, sepse ata nuk e respektuan statutin e tyre dhe ata e merituan atë”, ka thënë Saviq.