Shqiptarët Zymer Bytyçi dhe Sokol Cikalleshi, me ekipin e Konyaspor-it, nuk arrijnë më shumë se barazim në konak të tyre.
Ata u ndanë baras me rezultat 0:0 me Hatayspor-in, në kuadër të javës së 37-të të Kampionatit turk.
Cikalleshi luajti tërë takimin dhe Bytyçi u zëvendësua në minutën e 76-të.
Hatayspor renditet në vend të gjashtë me 54 pikë dhe Konyaspor është i 11-ti me 42 sosh.