Gian Piero Gasperini deklaron se Atalanta po kërkon vendin e dytë, pasi sipas tij gjithçka është në dorën e Atalantës.
Atalanta do të luajë ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, ndeshje e cila fillon nga ora 20:45.
Një ditë përpara ndeshjes, Gasperini ka mbajtur një konferencë për media, duke treguar edhe ambiciet e larta të Atalantas.
“Le të flasim për 65 pikët që morëm më shumë sesa gjashtë që nuk i morëm”, u përgjigj trajneri në konferencën e tij për shtyp.
“Të dy paraqitjet kundër Juventusit dhe Romës ishin të shkëlqyera, edhe pse ne fituam vetëm njërën prej tyre. Tani ne duhet të synojmë vendin e dytë, i cili është në duart tona. ”
Loja e fundit e sezonit është ballë për ballë me Milanin në Bergamo.
“Unë jam duke folur për vendin e dytë sepse është matematikisht e mundur. Nëse do të më kishit pyetur në fillim të sezonit, do të kisha thënë jo, por tani është e mundur”.
“Ekipi është në gjendje të mirë, nuk kam dyshime për këtë. Është ndeshja jonë e tretë në tetë ditë dhe Bologna janë kundërshtarë të vështirë. Ky sezon po tregon se Serie A është një kampionat emocionues”, ka përfundauar Gasperini.