Ish futbollisti i mirënjohur boshnjak, Semir Tuce, si lojtar gjithmonë ka qenë kërcënim i madh për klubin e futbollit Prishtina, ka pësuar sulm në zemër!
“Lojtari legjendar i Velezhit nga Mostari, Semir Tuce, pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Kriens të enjten, njoftojnë media zvicerane.
Raportohet se është operuar në të njëjtën ditë në spitalin në Luzern. Operacioni ishte i suksesshëm dhe Tuce po shërohet me sukses dhe po ndihet mirë.
Tuce ka qenë prej brezave më të famshëm të Velezhit, i cili fitoi Kupën Marshal Tito në vitin 1986 me një fitore në finale kundër Dinamos së Zagrebit, me rezultat 3:1 dhe në të njëjtin vit ai u zgjodh futbollisti i vitit në ish RFSJ”, shkruan mes të tjera media boshnjake “Klix.ba”.
Ai në vitet e 90-ta, u paraqit për ekipin zviceran Luzern dhe lojës aktive i dha fund në vitin 1995. Tuce jeton dhe vepron në shtetin zviceran.