A është futbollisti Milot Rashica titullar?
Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen luan sot ndeshjen e xhiros së 31’të si mysafirë i Union Berlin.
Pas tri humbjeve radhazi, skuadra e Werder Bremen kërkon pikë nga ky takim sepse lufta për mbijetesë në Bundesliga është shumë e ngushtë.
Milot Rashica starton nga fillimi për Werderin ku kërkon golin e tretë të tij në tri ndeshjet e fundit.