Cammarata: Më pëlqeu reagimi

Futboll

Cammarata: Më pëlqeu reagimi

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:29
Cammarata: Më pëlqeu reagimi

Trajneri i Apolonisë, Fabrizio Cammarata u shfaq mjaft i kënaqur me ndeshjen që bënë Fierakët në “Adush Muça” të Ballshit, por shprehu keqardhje për humbjen e takimit, teksa komentoi edhe zërat për trajtimin e kundërshtarëve me dy standarde.

Një ndeshje e mirë, por për fat të keq ndëshkoheni në fund…
Është e vërtetë, pasi reaguam në mënyrë perfekte pas humbjes me Vllazninë dhe sot nëse kishte një skuadër që meritonte fitoren, ishte Apolonia. E interpretuam mjaft mirë ndeshjen, por për fat të keq u ndëshkuam nga ai episod në fund të ndeshjes dhe dolëm pa pikë.

Tani jeni thuajse i rënë, pasi vetëm matematika ju mban në Superiore…
Nuk shoh renditjen, pasi dihet tashmë situata, por mua më intereson shumë paraqitja e skuadrës. Ky ekip ka cilësi dhe duhet të bëjë maksimumin në çdo ndeshje, në mënyrë që edhe dalja nga Superiorja të jetë në mënyrë dinjitoze.

Sot kishte shumë rikthime, mos ndoshta po luani me dy standarde?
Jo, ndaj Vllaznisë kishim disa futbollistë të dëmtuar, që sot u rikthyen dhe luajtën. Ne do të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, deri në javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat