Peter Chrouch ka ironizuar me James Milner.
Milner theu rekordin për zëvendësimet e një lojtari në Premierligë.
Më herët, ishte ish-futbollisti shtatëlartë, Peter Chrouch i cili ishte ljotari me më së shumti zëvendësime në Premierligë, gjthsej 158 zëvendësime.
Tani, në ndeshjen ndaj Newcastle, Milner ka arritur të bëhet lojtari me më së shumti zëvendësime në Premierligë, duke i marrë epitetin sulmuesit Chrouch.
Milner ka arritur kuotën e 159 paraqitjeve ku është zëvendësuar. Por, kjo nuk u la pa u komentuar nga Chrouch.
Chrouch uroi Milnerin në Twitterin e tij.
“Urime për James Milner që arriti të thyej rekordin tim. Është një rekord që e donin të gjithë”, ironizoi Choruch.