Feronikeli importon një pikë, ndërsa Drenica në çastet e fundit barazon.
‘Nikli’ ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Drenicës, në takimin që u luajt në stadiumin “Bajrami Aliu” në Skenderaj.
Në minutën e parë, Marko Simonovski përfiton nga një pasim i Jean Da Silvës brenda zonës dhe realizon në portën e Arion Ymerit. Në minutën e 90+4, Kreshnik Uka, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra barazon rezultatin 1:1.
Feronikeli ngritët në vend të gjashtë me 35 pikë dhe Drenica është e teta me 34 sosh.
Në javën e ardhshme Drenica luan në konak të Gjilanit dhe Feronikeli e pret Arbërinë.