Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Besës nga Peja, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë
Në minutën e 51-të, Arbëria shokohet, futbollisti Etnik Brruti kaloi në epërsi (0:1) Besën.
Pas 14 minutave barazohen shifrat, Marclei Santos vepron me mençuri dhe me goditje të fortë barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 85-të, Hysen Bytyqi realizon për fitoren e madhe të Arbërisë.
Arbëria që nga 25 shkurti nuk e kishte shijuar fitoren, pas dy barazimeve e gjashtë humbjeve, iu kthehet fitoreve, me shpresë se do ta sigurojnë ekzistencën.
Pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, Arbëria renditet në vend të parafundit (i 9-ti) me 30 pikë dhe Besa në të dhjetin me 10 sosh.