Në ditën që festonte 26-vjetorin e lindjes, Erdenis Gurishta ishte një nga më të mirët në fushë për Vllazninë dhe shpërtheu disa herë ga krahu i djathtë, duke shërbyer për shokët apo duke provuar edhe të gjejë golin me goditje nga distanca.
Në përfundim të ndeshjes, kapiteni i kuqebluve pranoi se e priste mjaft të vështirë përballjen me korçarët, teksa zbuloi se u kërkoi shokëve të skuadrës fitoren si dhuratë për ditëlindjen e 26.
“Po kalojmë një formë të mirë dhe na është rikthyer besimi, ndaj mendoj se jemi në rrugën e duhur për objektivat tona.
Ju thashë çunave, që kjo do të ishte ndeshja më e fortë se me Tiranën. Para ndeshjes iu kërkova çunave një dhuratë, që ishte fitorja. Çunat ma realizuan këtë dëshirë dhe jam shumë i lumtur, ndaj do të festojmë në darkë”, deklaroi Gurishta.