Sot janë zhvilluar disa ndeshje të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A dhe B.
Ndeshja e rivalëve të vjetër mes Lirisë dhe Trepçës, përfundoi me rezultat 2:2.
Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Onix-it.
Pas javës së 24-të, Dukagjini kryeson me 52 pikë në grupin A.
Në grupin B, Flamurtari i Prishtinës fitoi derbin vendas 3:1 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.
Flamurtari kryeson me 43 pikë por ka një ndeshje më shumë se Ulpiana në pozitën e dytë, që ka 43 sosh.
Rezultatet
Grupi A
Liria - Trepça 2:2
Istogu – A&N. 0:0
Dukagjini - Onix. 2:1
Grupi B
Flamurtari - 2 Korriku 3:1
Ulpiana – KEK-u 3:1
Dardana - Kika 1:2