Klodian Duro ka folur pas ndeshjes barazimit 1 me 1 kundër Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i ‘Niklit’ nuk u nda i kënaqur me barazimin, por ishte tejet i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Bëmë një super ndeshje. Jam shumë i kënaqur.
I merituam tre pikët. Por ky ishte fati jonë. Duhet të punojmë më shumë që ta kemi edhe fatin në anën tonë.”, ka thënë pas ndeshjes trajneri nga Shqipëria.
Me këtë barazim Feronikeli mbetët në pozitën e 6-të me 35 pikë, kurse Drenica në pozitën e 8-të me 34 pikë.