Werderi nga Bremeni pësoi humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 3:1 nga Union Berlini. Ditë e keqe për bremenasit, sidomos në 45 minutat e dytë ku pësuan të gjitha golat. Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit standard për Werderin por hasën në një rival shumë të fortë.
Futbollisti finlandez, Joel Pohjanpalo, shënoi het-trik në minutën e 50-të, 53, e 67'.
Në minutën e 82-të, Gebre Selassie ngushton humbjen në 3:1.
Pas javës së 31-të në Bundesliga I, Union Berlini është në vend të gjashtë me 46 pikë dhe Werderi i 14-ti me 30 sosh.
Werderi rrezikon shumë që të bie në zonën e kuqe.