Feronikeli nuk arriti të merrte fitore, anipse e zhbllokoi rezultatin në minutën e parë të ndeshjes, si mysafirë kundër Drenicës, shkruan Insporti.
Feronikeli – Drenica përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, me golin e minutave të fundit që u shënua nga drenicasit
Klodian Duro ka folur pas ndeshjes, i cili nuk u nda i kënaqur me barazimin, por ishte i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Bëmë një super ndeshje. Jam shumë i kënaqur. I merituam tre pikët. Por ky ishte fati jonë. Duhet të punojmë më shumë që ta kemi edhe fatin në anën tonë.”, ka thënë pas ndeshjes trajneri nga Shqipëria.