Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij sot.
Drenica dhe Feronikeli luajtën baras në derbin rajonal të vlefshëm për javën e 30-të në Superligë.
Marko Simonovski shënoi fillimisht për "Niklin" në fillim të ndeshjes, teksa Kreshnik Uka barazoi për vendasit në çastet e fundit të ndeshjes.
Pas ndeshjes, Sermaxhaj për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:
“Pësuam gol shumë herët dhe ai gol na nxjerri nga loja. Në pjesën e parë nuk ishim në lojën tonë, por në pjesën e dytë lojtarët ndryshuan rrjedhën e lojës pasi janë angazhuar maksimalisht për këtë ndeshje të cilën nuk kemi dashur ta humbim. Jemi duke punuar të gjithë së bashku që të mbesim në Superligë”.