Brdariç: E parashikova fitoren

Futboll

Brdariç: E parashikova fitoren

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:42
Brdariç: E parashikova fitoren

Tomas Brdariç ka folur pas ndeshjes dhe fitores me Skënderbeun, duke besuar se se ekipi i tij do të merte 3 pikët. Brdariç në “gol pas goli”, në “Supersport” ka pohuar se: “Fillimisht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë në pozitën tonë.

Nuk kemi luajtur kundër një ekipi që i ka humbur të gjitha, sot kemi luajtur kundër Skënderbeut që luan për mbijetesë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe duhej të jepnim rezultat. Kemi luajtur me dy fytyra. Kemi bërë shumë gjëra mirë, në pjesën e dytë nuk bëmë mirë në fazën sulmuese.”

“Unë po tallesha dje që kishim kombinime. Isha i bindur që mund të fitonim sot dhe në Kupë ndaj u përgjigja ashtu ndaj gazetarëve.”

“Kemi bërë përmirësime dhe kemi lënë lojtarët të zhvillojnë nga ndeshjet por ata duhet të mësojnë nga gabimet. Ky gabim sot, duhet të kuptojmë që është situatë e rëndësishme në duelet 1 kundër 1 dhe Adili duhet të largonte topin më mirë. Besoj se e ka kuptuar këtë gabim dhe mbetet një element i rëndësishëm i ekipit tonë”.

“Nuk mund të jap përgjigje të gjitha pyetjeve. Dejani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar përkushtim. Ka forcë dhe aftësi të ndihmojë ekipin edhe në shënim, më pëlqen besimi i tij, nga të gjithë lojtarët dhe mendoj se kemi objektiva të përbashkët, objektivi i përbashkët është për të parë ndeshjen e radhës”, – tha trajneri i skuadrës shkodrane pas sfidës së fituar me korçarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat