Thuajse sa herë që shënon gol, Erling Haaland vendos nga një rekord të ri.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, Borussia Dortmundi sot shënoi fitore në udhëtim te Wolfsburgu.
Dortmundi shënoi fitore me rezultatin 0-2, teksa të dy golat u shënuan nga Erling Haaland.
Kështu, sulmuesi norvegjez tani numëron 38 gola në Bundesligë dhe bëhet lojtari me më së shumti gola nën moshën 21 vjeçare.
20-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka shënuar 25 gola vetëm në Bundesligë.