Portieri shënon në minutën e 95-të të takimit, ia siguron fitoren e rëndësishme skuadrës së tij
Ulpiana ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Kek-ut me rezultat 3:1.
Kjo fitore e mbanë në pozitën e parë në Grupin B të Ligës së Parë, me plot 46 pikë të tubuara, shkruan Gazeta Olle.
Kontribut të madh në fitoren e sotme dha edhe portieri Armend Blakqori, i cili përveç paraqitjes së mirë në portë, shënoi edhe golin e tretë të skuadrës në minutën e 95-të nga pika e bardhë.
Me këtë gol, Blakqori i Ulpianës ka arritur në kuotën e tri golave të shënuar këtë sezon, që për një portier është mjaft e pazakontë.