Prishtina para derbit të madh: Ndeshje jetike

Futboll

Prishtina para derbit të madh: Ndeshje jetike

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:50
Prishtina para derbit të madh: Ndeshje jetike

Për Prishtinën nesër zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në këto 30 javë të këtij edicioni.

"Për Prishtinën ndeshje jetike!
Katër pikët më shumë të Drtës nuk i mundësojnë Prishtinës asnjë mundësi tjetër veç fitore. Sidomos humbja do t'i sillte pikëpyetje edhe daljen në Evropë e lëre më titullin e kampionit.

Prishtina pritet të jetë e kompletuar për këtë ndeshje dhe pas eliminimit për Kupë, të gjitha shpresat i ka në kampionat. Fitorja kundër Dritës do të ngushtonte dallimin e pikëve në klasifikim dhe në gjashtë ndeshjet e fundit lufta për titull do të hapej plotësisht.

Në pesë përballjet e këtij edicioni, Drita nuk e ka fituar asnjërën, ka luajtur dy herë baras në të dyja fushat, kurse ka pësuar tre humbje rresht, në Superkupë, Kupë dhe kampionat.

Por, as Prishtina nuk ka fituar në Gjilan që nga viti 2017 dhe ky do të ishte momenti ideal që kryeqytetasit ta ndalin këtë seri negative nga ky udhëtim jetik nesër në Gjilan", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Java XXX
Drita - Prishtina

E diel, 25 prill - ora: 15.00
Gjyqtarë: G. Shala, F. Berisha, B. Selimaj, M. Ajeti
Stadiumi i qytetit, Gjilan

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat