Në orën 16:00 janë zhvilluar dy ndeshje të forta në Kategorinë Superiore atje ku ndesheshin ekipe me kualitete.
Por Partizani e ka bërë Kukësin që të duket si ekip modest teksa fitoi në shifrat 4-0.
Goli i parë erdhi nga Jasir Asani në minutën e 40. Në versionin e Lionel Mesit, futbollisti i Partizanit dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë Hakaj do të katapultonte krosimin te Cinari për të gjetur edhe golin e dytë.
Me Kukësin që ishte tërësisht i dorëzuar, Zhunior dhe Mala përmbyllën spektaklin.
Nga krahu tjetër Tirana arriti që të mundte Teutën në shifrat 0-2 duke e larguar nga kryesimi i Superiores. Në minutën e 78 Seferi do të gjente rrjetën, por arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Tiranës.