Mbrojtësi i talentuar, Betim Fazliji pati një performancë të shkëlqyer në takimin e sotëm të St Gallen ndaj FC Vaduz, shkruan Insporti.
Fazliji zhvilloi plot 90 minuta dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën 7.5
Fazliji fiitoi 7 (7) duele tokësore, pati 49 prekje dhe 61% e pasimeve të tij ishin të sakta.
Ndryshe, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në një intervistë kishte thënë se “refuzimi i Zvicrës kishte qenë diçka e vështirë”, megjithatë, kishte shtuar se “të luash për Kosovën është diçka e madhe.