Seria A nuk pati përballje të mëdha këtë të shtunë por nuk munguan emocionet në dy ndeshjet e programuara. Sassuolo mposhti minimalisht 1-0 Sampdorian në shtëpi duke treguar një formë fantastike teksa numëron 4 fitore radhazi.
Ishte Berardi me një roveshatë në 69’ që vendosi një përballje shumë të vështirë dhe të fituar ndaj skuadrës së Ranierit.
jë sukses i tillë i jep shpresa ekipit të Sassuolos për një vend në Europë pasi Roma tanimë është vetëm 3 pikë larg në renditje.
Ndërkohë një sfidë tepër emocionuese ishte ajo mes Parmës dhe Crotones në “Tardini” ku golat ishin me shumicë, 7 të tillë dhe fitorja shkoi për miqtë 4-3 që edhe pse në vend të fundit luftuan për ta zhytur ekipin emilian drejt rënies. Humbja e Parmës tashmë shuan pothuajse çdo shpresë dhe vetëm një mrekulli mund t’I mbajë ata në Serinë A edhe sezonin tjetër.