Sipas mediave angleze, të cilat pritnin që Lionel Mesi të transferohej te Mançester Siti në verë, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi argjentinasi vazhdon të ketë prioritet Barcelonën, sidomos tani që janë larguar drejtuesit, me të cilët ai, por edhe pjesa tjetër e ekipit, kishin probleme.
Sigurisht, situata financiare e Barcelonës nuk është ndër më të mirat dhe Mesi është i ndërgjegjshëm se duhet të bëjë një sakrificë të rëndësishme financiare, pasi klubi nuk i ofron dot 75 milionë euro në vit që ka përfituar deri tani.
Shifra që është gati t’i ofrojë Barcelona është shumë më e ulët se kjo aktuale, por argjentinasi tashmë po cilëson aspektin financiar si dytësor, pasi mbi të gjitha do një projekt fitues
. Të njëjtat burme theksojnë se ai po shqyrton këtë ofertë që i ka ardhur nga klubi, i cili i ka ofruar një marrëveshje 3 vjeçare.