Kais Ruiz, 18 vjeç, është një nga lojtarët francezë me të ardhme të ndritur. Barcelona e kuptoi vonë diçka të tillë, por është duke korrigjuar gabimin e bërë pak vite më parë.
Ruiz ka qenë lojtar i klubit të Barcelonës, por u largua për shkak të një dënimi nga FIFA.
Ai u rikthye në Francë për të luajtur me PSG-në duke arritur që të debutojë edhe me skuadrën e parë.
Por, katalanasit kanë nisur bisedimet për rikthimin e tij. Diçka që është shumë e arritshme për shkak se i përfundon kontrata në fundin e sezonit. Që në dhjetor kanë ngrirë bisedimet për rinovimin dhe ai do të ishte i gatshëm që të rikthehej te Barcelona.