Siç duket ekipi i Milanit do të jetë me disa mungesa në sfidën ndaj Lazios.
Theo Hernandes, Zlatan Ibrahimovic dhe Ismael Benaser vazhdojnë të shqetësojnë kuqezinjtë edhe pas sfidës kundër Sassuolos.
Lajmet e nga infermieria konfirmojnë shqetësimet në pulpë nga ana e sulmuesit, që sapo rinovoi kontratën, teksa edhe mbrojtësi francez vijon të ndiejë shqetësim në kofshë.
Ai që ka kaluar momentin delikat është Ismael Benaser që në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e grupit me kohë të plotë.
Shërimi duket mision i pamundur për Hernandezin që mund të jetë gati më 1 maj për përballjen në shtëpi të Milanit kundër Beneventos.
Takimin Lazio – Milan zhvillohet nesër me fillim në orën 20:45.