Manchester City dhe Tottenham Hotspur sot takohen në finalen e Kupës Carabao.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është kampione në fuqi e kësaj gare, teksa sot e kërkon trofeun e tetë, për të barazuar rekordin me Liverpoolin.
Në anën tjetër, Tottenham Hotspur e kërkon për herë të pestë trofeun e kësaj gare.
Vlen të theksohet se pas një kohe të gjatë, skuadrat angleze sot do të kenë edhe përkrahjen nga tifozët.
8 mijë persona do të jenë të pranishëm sot në këtë ndeshje finale.
Finalja mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit zhvillohet nga ora 17:30 në “Wembley” të Londrës.