Dinamo e Zagrebit feston 110 vjetorin e themelimit të saj.
Me rastin e jubileut të madh futbollistët shqiptar Arian Ademi, Lirim Kastrati, me bashkëlojtarë pozuan me fanella retro dhe duken mahnitëse.
Kampioni kroat edhe një herë tregoi se është i vetmi klub në këtë rajon që mund të mburret se punon si gjigandët botërorë.
Dinamo është fuqi e futbollit në Kroaci dhe me rezultate shumë të mira edhe në Evropë.