Shkëndija nga Tetova nuk ka asnjë dyshim më, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli i katërt në histori të klubit kuqezi.
Trajneri Ernest Gjoka ka një mijë e një arsye që të jetë i lumtur për këtë sukses.
Shkëndija spektakolare, katër javë para se të bie perdja e kampionatit, sigurojë titullin.
Ata si vendas e mposhtën me rezultat 3:1 Borecin nga Velesi, në takimin e javës së 29-të.
Golat i shënuan për tetovarët Mevlan Murati (62'), Besart Ibraimi (69'), Rubin Hebaj (70') dhe për Borecin Egzon Bejtulai (-autogol 13').
Shkëndija kryeson me 68 pikë, ndërsa Boreci është i teti me 33 sosh.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Makedonija GP - Struga TL 2:3
Sileksi-A. Pandev 3:2
Pelisteri - Renova 1:0
Shkëndija-Boreci 3:1
Shkupi-Rabotniçki 2:0
Vardari-Bellasica 1:0
Tabela
1.Shkendija 29 20 8 1 59:17 68
2. Shkupi 29 16 7 6 40:23 55
3. Makedonija GP 29 14 6 9 45:39 48
4. Struga Trim & Lum 29 12 11 6 35:24 45
5. Rabotniçki 29 9 14 6 35:31 41
6. Pelisteri 29 10 8 11 29:34 38
7. Akademija Pandev 29 10 4 15 25:31 34
8. Boreci 29 9 6 14 26:32 33
9. Sileksi 29 9 5 15 44:39 32
10. Renova 29 7 10 12 31:41 31
11. Vardari 29 7 10 12 31:52 31
12. Bellasica 29 4 5 20 21:58 17
Në javën e ardhshme do të takohen: A. Pandev-Renova, Bellasica-Pelisteri, Boreci-Vardari, Makedonija GP - Pelisteri, Rabotniçki-Shkëndidja dhe Struga TL-Shkupi.