Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar një supergol për klubin e tij Hannover.
Në kuadër të xhiros së 31’të në Bundesliga 2, Hannover është mysafirë i skuadrës së Sandhausen dhe është duke barazuar me rezultat 1-1.
Mesfushori i Kombëtares ka shënuar nga goditja e dënimit në minutën e 42’të për të barazuar shifrat.
Për 22 vjeçari ky është goli i katërt në 22 paraqitje këtë sezon.