Hannoveri mposhtet në udhëtim me rezultat 4:2 nga Sandhauseni.
Hannoverit nuk i mjaftuan as golat e shqiptarëve Florent Muslijës dhe Valmir Sulejmanit.
Hannover avancoi me 1:2 por në fund mposhtet.
Për Sandhausenin shënuan futbollistët Biada (26'), Behrens (68' e 90+1+), Keita - Ruel (81') dhe për Hannoverin Muslija (42') e Sulejmani (63').
Pas javës së 31-të në Bundesliga II, Sandhausen zë vendin e 15-të me 31 pikë dhe Hannover është i dhjeti me 39 sosh.