Fiorentina ka thyer barzapeshën në ndeshjen me Juventusin duke zhbllokuar rezultatin me penallti.
Një gafë e pafalshme e Rabiot, që në kërcim e sipër për të larguar topin me kokë, hapi duart për lart dhe preku topin.
Fillimisht arbitri nuk akordoi penallti, por i thërritur nga VAR ka vendosur të ndryshojë mendje dhe të japë 11 metërsh.
Nga pika e bardhë u prezantua Vlahovic, duke shënuar alla panenka dhe duke befasuar kështu bardhezinjtë.
Vjollcët ishin duke dominuar dhe goli dukej se do të ishte çështje minutash, aq sa shtylla shpëtoi Juventusin.