Prishtina e fuqishme ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në Gjilan kundër kampionit në fuqi, Dritës.
Ndeshje me kthesa në rezultat, fillimisht vendasit kaluan në epërsi.
Në minutën e 21-të, Betim Haxhimusa nga afërsia tund portën e Prishtinës.
Megjithatë, Prishtina këndellet dhe shpejt barazojnë shifrat pikërisht në minutën e 34-të, kur shënoi Endrit Krasniqi.
Në minutën e 71-të, lojtari me përvojë Besnik Krasniqi, realizoi për fitoren e madhe të Prishtinës.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ia arriti qëllimit, fitoi tre pikë në derbin e madh.
Luftë ashpër po zhvillohet për titullin e kampionit mes tri skuadrave, liderit Ballkani me 64 pikë, Dritës që ka 64 dhe Prishtina që e zë vendin e tretë me 63 sosh.