Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, me një javë mjaftë interesante, duke e bërë luftën për titull të zjarrtë deri në fund të edicionit.
Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.
Ballkani ka arritur fitore të madhe kundër Gjilanit me rezultatin 1-0.
Mevlan Zeka shënoi golin e vetëm në këtë takim.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi.
“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë.
Por të rëndësishme janë tri pikë. morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi Shkëmbi.