Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.
Ballkani ka arritur fitore të madhe kundër Gjilanit me rezultatin 1-0.
Pas ndeshjes nuk është deklaruar kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, por intervistën e ka dhënë ndihmës trajneri, Alban Hyseni.
“Do ta respektojmë kampionatin deri në fund edhe pse jena jashta objektivave është një mundësi e mirë m’i shiku futbollistët që janë për vitin tjetër”, ka thënë Hyseni pas ndeshjes.