Gol në frymën e fundit, shqiptari nderon Juven

Futboll

Gol në frymën e fundit, shqiptari nderon Juven

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:56
Gol në frymën e fundit, shqiptari nderon Juven

Xhakomo Vrioni ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e 23-vjeçarëve të Juventusit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Juventusin në minutën e 92, ndaj skuadrës së Karreses në Serinë C.

22-vjeçari ka shndërruar në gol një penallti të fituar në fundin e ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren bardhezinjve, e cila i ngjit në vendin e tetë.

Shqiptari tregon kështu se është rikthyer në formë të mirë, pas dëmtimit, i cili e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ky është goli i dytë sezonal i Vrionit me Juventusin U-23, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat