Pas betejës me leuceminë, ndërron jetë vajza 8 muajshe e futbollistit të njohur

Futboll

Pas betejës me leuceminë, ndërron jetë vajza 8 muajshe e futbollistit të njohur

Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:03
Ashley Cain

Ish-futbollisti Ashley Cain ka njoftuar se vajza e tij tetë muajshe Azaylia ndërruar jetë.

Ajo u diagnostikua me një formë agresive të leucemisë në tetë javë.

Prindërit e saj, ish-lojtari i Coventry City, i cili u kthye në një yll Reality Show Ashley Cain dhe partnerja Safiyya Vorajee, kishin mbledhur më shumë se 1.5 milionë në fillim të këtij viti për të financuar trajtimin special në Singapor.

Por 30-vjeçari u tha ndjekësve të tij në Instagram muajin e kaluar se Azaylia ishte shumë e sëmurë dhe as ky trajtim nuk mund ta ndimonte.

Në postimet që njoftonin vdekjen e saj, Ashley dhe Safiyya ndanë fotografitë duke u përqafuar me vajzën e tyre.

Ashley shkroi: "Pusho në Parajsë. Unë gjithmonë do të të mbaj në zemrën time derisa të të kem përsëri në parajsë."

Në nëntor, çifti u kishte kërkuar ndihmë njerëzve, që të regjistroheshin si dhurues të qelizave burimore pasi u tha se vajza e tyre kishte nevojë për transplantim.

Kjo çoi në 41,000 njerëz të regjistruar brenda 48 orësh.

Por mjekët u kishin thënë se nuk do të ishin në gjendje të shërojnë Azaylia, leucemia e së cilës u përkeqësua pavarësisht nga një transplant i suksesshëm i palcës së kockave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat