Bayerni Munihu hap dyert për tifozët!
“Jam shumë i lumtur që UEFA vendosi për të rikthyer futbollin europian në Mynih. Në veçanti dua të falënderoj presidentin Aleksander Ceferin. Ishte dëshira e të gjithëve për të organizuar ndeshjet e Gjermanisë në ‘Allianz Arena’ në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh”.
Kështu u shpreh shefi i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, pas konfirmimit të vendeve organizatore të finaleve të Euro 2020 këtë verë.
Në Mynih do të luhen të tria ndeshjet e kombëtares gjermane e cila më datë 15 qershor do të presë Francën, 19 qershor Portugalinë dhe 23 qershor Hungarinë. Stadiumi në Mynih do të japë gjithashtu dyert për ndeshje çerekfinaleje më 2 korrik.